Rama: ‘Ballkani i Hapur’ nuk mund ta zëvendësojë BE-në
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në intervistë për medien italiane “Ansa”, ka deklaruar se nisma “Ballkani i Hapur”, i shtyrë përpara nga Beogradi, Tirana dhe Shkupi në korrik nuk është zëvendësim i rrugës drejt Bashkimit Evropian (BE).
“Unë nuk jam as optimist dhe as pesimist, jam thjesht realist, që do të thotë e di, të gjithë e dimë se nuk ka të bëjë me ne, por ka të bëjë me ata, BE-ja dua të them. Ne kemi bërë gjithçka për të merituar fillimin formal të negociatave prej më shumë se dy vitesh tani. Por ata nuk kanë arritur ende për shkak të problemeve të tyre dhe së fundmi sepse Bullgaria po bllokon Maqedoninë e Veriut”.
“Pra, në mënyrë të çuditshme, Shqipëria gjithashtu duhet të presë që Bullgaria të heqë veton mbi Maqedoninë e Veriut. Sidoqoftë, unë mendoj se kjo luftë na ndihmon të kuptojmë se ne duhet të shtyjmë dhe të shtyjmë përpara sa më shumë që të mundemi, pa iluzionuar veten duke mos hequr dorë kurrë duke ndjekur ëndrrën e shumë brezave për t’u integruar pjesë e Evropës, çfarëdo që të marrë”, ka thënë Rama.