Rama: Banorët rezidentë s’do të paguajnë parkimin për veturën e parë, çmim më të lirë për veturën e dytë
02 janar 2024
| 15:54
Ndërmarrja “Prishtina Parking” së fundmi e ka ndryshuar rregulloren për parkingje publike në kryeqytet.
Këtë ndërmarrje të marten e ka vizituar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama tha se banorët rezidentë nuk do të paguajnë parkimin për veturën e parë.
Derisa theksoi se çmim më të lirë do të kenë për veturën e dytë.
“Të gjitha këto do të nisin të realizohen nga “Prishtina Parking” që nga ky fillim vit, për t’ju ofruar qytetarëve rregull e siguri në parkingje publike”, tha ai.
“Po ashtu në bashkëpunim me ndërmarrjet tjera publike, do të vazhdojë mirëmbajtja e parkingjeve, ku përfshihet pastrimi, larja dhe shtimi i gjelbërimit. Gjatë 2024-ës do të ketë edhe investime tjera në e nga “Prishtina Parking””, theksoi Rama.