Rama: Basha nuk është lider

24 dhjetor 2020 | 22:45

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Lulzim Bashën si një politikan që nuk është lider. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Rama tha se Bashës i mungon karakteri i lidershipit.

Fevziu: Më bën përshtypje, ndërkohë që ju identifikoni Berishën apo Metën si problem të opozitës së sotme, pothuaj gjithmonë kurseni Bashën?

Rama: Nuk është se e kursej. Hiri i së vërtetës e do të thuhet. Mund ta diskutosh gjerë e gjatë karakterin e lidershipit të Saliut, karakterin e lidershipit të Nanos. Mund të diskutosh jo aq gjerë dhe gjatë se është më e thjeshtë, por gjithsesi mund ta diskutosh karakterin e lidershipit  të Ilir Metës, që gjithsesi nuk mund të krahasohet me këta dy të tjerët për nga pikëpamja e kapaciteteve të lidershipit, po ka stof politik. Luzlim Basha nuk është lider.

Fevziu: Sepse nuk ka fituar akoma zgjedhjet.

Rama: Nuk ka lidhje me fitoren e zgjedhjeve. Lulzim Basha është një drejtues pa karakter. Nuk ka karakter, si të them. Kjo tryezë ka karakter, ky abazhur ka karakter, ky mermer këtu ka karakter, ndërkohë që ajo është një lloj paluzeje, që nuk di merr formën, nuk di. Se ka politikanë që marrin formën e vazos gjithmonë, por nuk janë lider. Nuk ka lider që merr formën e vazos./Opinion.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Unë nuk besoj se në politikë ka miq. La vetëm…