Rama, Bashës: Rezoluta kundër Dick Martyt synon të lëvizë Këshillin e Evropës, ti fole për mua e Millosheviqin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë sërish fjalën në Kuvend duke iu përgjigjur ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.
“A e dëgjuat? Ka qenë 8 vjet kryetar i PD. Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Martyn, për UÇKm për akuzën e trafikut të qenieve njerëzor? Jo. Dëgjuat vetëm për Millosheviçin dhe për mua. Por pjesën për mua duhet ta mirëkuptoni se i kam munguar shumë këtë periudhë. Këtu nuk kemi ardhur të bëjë atë që këta (opozita) të gjithë këta, se nuk dallojnë, kanë bërë sa herë i është dashur ky parlament dhe Kosova si samar kur nuk kanë pasur çfarë t’i bëjnë gomarit. Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi i një beteje të vërtetë reale. Nuk duhet t’ia vini re. Dyshoj se do të ketë të tjerë që do ta përmendin dhe do të merren seriozisht me raportin e Dick Martyt. Këta e kanë votuar raportin e Martyt në Këshillin e Evropës. Historia e ka këtë të keqe, kur ti mendon se e ke marrë pas të vjen para”.
“Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi i një beteje reale të vërtetë. Rezoluta fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg. Kjo rezolutë synon të lëvizë Këshillin e Evropës jo ujërat e ndenjur të kënetës së Shqupit. Kujt t’i flasësh. Këta kujtojnë se kanë atdhe, këta nuk kanë atdhe nuk kanë as din e as iman”, ka thënë Rama.
Fjalimi i Bashës:
Të dashur bashkëqytetarë, sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion.
Nuk mund të ketë asgjë më të shenjtë se interesat e Kosovës sepse nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal pa dënuar gjenocidin serb.
Ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipluar faktet, siç ka ndodhur edhe me raportin e Dick Marty. Është e qartë që pas tij fshihen strukturat serbe. Hapi më i fundit, siç e ka publikuar edhe vetë ai, ishte eliminimi fizik i Dick Marty për të fshehur gjurmët dhe për të akuzuar shqiptarët.
Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë përballë agresionit, gjenocidit, krimeve të njerëzimit që regjimi mi Millosheviqi po kryente në Kosovë. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin, luftën e drejtë të UÇK me masakrat e Millosheviqit.
Lufta e UÇK pati në krah NATO sepse ishte një luftë e drejtë, sepse ndaj tyre po kryhej spastrim etnik, gjenocid.
Ky parlament nuk mund të ketë asnjë ngurrim për të folur dhe për të votuar. Makineria e Millosheviq-it ka kryer gjenocid në Kosovë.
Dënimi i gjenocidit ka qëllim për t’i hapur rrugën të ardhmes që nuk mund të jetë e begatë për dënuar luftën.
E shkuara rrezikon të përsëritet nëse nuk pranohet dhe dënohet.
Na takon ne të jemi zëri i atyre viktimave dhe zëri i Kosovës. Jemi krah përpjekjeve të Kosovës.