Rama, Bashës: Është mirë të mendojmë për Shqipërinë (Video)

29 maj 2019 | 16:27

Pas publikimit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, në të cilin rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE), kryeministri Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për medie me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Rama ka theksuar se vendimi i Komisionit Evropian nuk është një surprizë, por afirmim i faktit se Shqipëria ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë.

Më tutje Rama ka pasur edhe një apel për kryetarin e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Bashën: “Deri në vendimmarrje është mirë të mendojmë për Shqipërinë, jo për partinë, për gjeneratën tjetër, jo për zgjedhjet e radhës. Të mos furnizojmë ata që janë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana, protestash që janë partiake dhe jo popullore”.

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka thënë se palët politike duhet të tregojnë vullnet dhe përpjekje të përbashkët për dialog në interes të të gjithëve. /Top Channel/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1197916637037665/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festim Alidema ka shkëlqyer në edicionin 2018/2019 me fanellën e…