Rama, BE- së: S’mund të jemi në një linjë nëse nuk ia ktheni mesazhin Serbisë

27 shtator 2023 | 16:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar qëndrimin e tij se përse nuk e ka përkrahur deklaratën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, lëshuar më 19 shtator për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se kjo lidhet me zhvillimet e fundit në Kosovë ku rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku është vrarë nga grupi terrorist, ku për “nderimin” e anëtarëve të vrarë nga ky grup Serbia ka shpallur ditë zie kombëtare.

Në një qëndrim të publikuar në “Facebook”, Rama ka thënë se nuk mund të jenë në një linjë me BE-së, “derisa nuk kemi një deklaratë që dënon veprimin – mesazhin që dha Serbia, kur shpalli ditë  zi e kombëtare”

“Ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE-së është një deklaratë e cila se jo se në vetvete ka problem, pasi që adreson gjithçka që është thënë më parë lidhur me detyrimet e Kosovës me dialogun, por ka një problem të madh, që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit. Dhe ne e kemi të pamundur të linjëzohemi me BE-në pa parë një deklaratë të dytë që adreson problematikën e ditëve të fundit ku ka ndodhur një zhvillim dramatik, pasi është vrarë një efektiv i PK-së nga një grup kriminalnga që ka qenë qartësisht i investuar për të ushtruar terror në veriun e Kosovës, gjë që është pasuar nga shpallja e një ditë zie kombëtare në Beograd. Kjo për ne është e papranueshme, është e pajustifikueshme, madje është e dënueshme, sepse është jo-evropiane dhe sepse njëkohësisht është sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në këtë moment për gjithë rajonin dhe për Evropën”, ka thënë Rama.

Në deklaratën e datës 19, pas dështimit të dialogut, Borrellli ishte shprehur: “BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për të zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet e dialogut të kaluar. Puna për themelimin e Asociacionit/bashkësisë së komunave me shumicë serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm”.

Pas takimit më 14 shtator, nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ishte i gatshëm të ecë përpara me dialogun, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Borrelli pas takimit të 14 shtatorit ka deklaruar se Kurti kishte këmbëngulur që fillimisht të formatizohet njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
28.09.2023 Prishtinë 1. Nga NS 110/10 Prishtina 5 do të…