Rama, Becit: Shkodranët të votuan me mendje, zemrën e kanë djathtas si puna jote
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitën e parë pas fitores së 14 majit e ka bërë në muzeun e dëshmisë dhe kujtesës, ish-burgun e Shkodrës ku ka vuajtur dënimin dhe At Zef Pëllumbi për të cilin ka thënë se do të investojë për shndërrimin e këtij muzeu në një destinacion turistik.
Në një bashkëbisedim me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, Rama ka thënë se mbarëvajtja e bashkisë është në duart e tij dhe se pavarësisht se gjatë fushatës e kanë ndihmuar të gjithë socialistët.
“Ne të ndihmuam, ta bëmë të lehtë të fitojë bashkinë e Shkodrës, por kur të jesh në zyrë do jesh vetëm. Do jesh ti. Unë kur u futa në politik i kisha flokët e zeza, tani më janë zbardhur fare, është shumë përgjegjësi. Do të kesh presion të madh duhet që ta mbash atë, duhet të bësh një bashki për të gjithë qytetarë të Shkodrës nëse do që të mbështesin siç të mbështetën sepse një herë mund të fitosh, port ë përsërisësh fitoren është e vështirë. Një gjë duhet që të dish nga unë, se sa herë që kam ardhur këtu duke kërkuar vota, kam ngrënë vota. Këtë herë të kanë votuar me mendje jo me zemër, zemrën nuk ta japin se e kanë djathtas si puna jote, por tua marrësh e tua vendosësh në qendër. Në fushatë që ti e konsidero pjesën më të vështirë është më e lehtë në zyrë është më e vështirë, janë vendimet që të takojnë ty dhe të marrësh vendimet e duhura duhet që të dish të thuash”, ka thënë kryeministri Rama.