Rama bën ndryshme në qeveri, këta janë ministrat e rinj

28 korrik 2024 | 15:08

Në vitin e fundit të mandatit të tretë, kryeministri  Edi Rama ka vendosur t’u besojë tre drejtorëve të papërfolur dhe të pakonsumuar tre ministritë më të rëndësishme në vend.

Kështu në krye të ministrisë së Brendshme, largohet Taulant Balla dhe në vend të tij emërohet drejtori aktual i IKMT-së, Ervin Hoxha.

Në CV-në e tij thuhet se për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Në ministrinë e Financave është larguar Ervin Mete dhe në vend të tij ëshë emëruar Petrit Malaj, drejtori aktual i AKBN-në.

Sipas një CV-ja te publikuar online, Petrit Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin ëisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë, raporton Top Channel.

Ndërsa në ministrinë e Mbrojtjes është larguar Niko Peleshi dhe vendin e tij e ka zënë drejtori aktual i Portit të Durrësit, Pirro Vengu.

Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit në Kryeministri. Vengu ka pasur disa detyra të rëndësishme para këtij emërimi.

Ai ka qenë shefi i kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në qeverinë “Rama 1”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Reqani, komandanti i batalionit, Zjarrfikësit e Prishtinës, ka deklaruar…