Ai shtoi se lejet për punët e lejuara do të merren javore. Gjithashtu javën e ardhshme do të lejohen dhe lëvizjet me automjet për arsye shëndetësore. “Javën e ardhshme në platformën e-Albania do të merret autorizim javor për ata që janë në punët e lejuara dhe automjeti mund të lëvizë për vajtje ardhje. Kush merr leje duhet ta lexojë mirë pasojën penale që vjen. Ne do të bëjmë që nesër, mbase që sot mbasdite, një test dhe do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti”, tha Rama.
Kryeministri bëri të ditur se, javën e ardhshme do të punojnë lirisht, të gjithë ata nga nesër paradite do të jenë në kategorinë e lejuara që do të publikohen në faqen e-Albania. “Por, të gjitha bizneset duhet të sigurohen që në çdo kolektiv përbërës të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë. Ndërsa bizneset e tjera të nisin përgatitjet për hapjen më 27 prill, ku do të përfshihen biznese të tjera. Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht, brenda fashës së përcaktuar, të gjitha ata që nga nesër paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjitha bizneset në këto kategori duhet të sigurohen që në çdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave”, bëri me dije kreu i qeverisë.
“Javën e ardhshme duhet të fillojmë të përgatitemi për t’u hapur të gjitha kategoritë që do të hapen më 27 prill. Nga java e ardhshme, pasojat e shkelësve për rregullat, në radhë të parë për lokalet e trimave të lagjes që hapen fshehurazi do të jenë maksimale”, shtoi Rama.