Rama: Beteja e Gllogjanit është shembull unik i taktikave të suksesshme guerile
Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka deklaruar se beteja e Gllogjanit është shembull unik i taktikave të suksesshme guerile.
Në manifestimin e Epopesë së Dukagjinit, e cila është mbajtur për nder të 21-vjetorit të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan të Deçanit, Rama ka thënë se sot 21 vite më herët ka filluar kushtrimi i lirisë në Dukagjin.
“Në pozicionin e ushtarakut konsideroj se kjo betejë dhe kreatorët fitimtarë të saj përveç vlerave të jashtëzakonshme luftarake ka edhe vlerë të jashtëzakonshëm si shembull unik i operacioneve mbrojtëse taktike të forcave njësi të vogla, për kurrikulën e doktrinave operacionale moderne dhe ushtarake”, ka thënë Rama.
Sipas tij, kjo betejë ka ndodhur në momentin kritik kur duhet të ruhej vazhdimësia e UÇK-së. “Sot 21 vite më herët më 24 Mars të viti 1998 nis kushtrimi i lirisë në Dukagjin saktësisht një vit para bombardimeve të NATO-s, nisi Epopeja e Dukagjinit, nisi kushtrimi i lirisë i luftës së Ushtrisë Çlirimtare në Dukagjin. Kjo betejë ndodhi në momentin kritik kur duhet të ruhej vazhdimësia e UÇK-së në fillet e sa vendimtare”, ka deklaruar ai.
/Epoka e re/