Rama “bisedë” me veten: Do ikësh? Jo s’kam mbaruar punë akoma!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në mediat sociale me anë të së cilës, në mënyrë simbolike, përsërit atë që e deklaruar shpesh së fundmi: “Kam ende punë të mbetura për gjysmë.” Fotomontazhi i postuar të jep idenë sikur Rama është duke folur me veten e tij. Njëri pyet: Do ikësh? Dhe tjetri mohon, duke shtuar se nuk ka mbaruar punë akoma.
Kujtojmë se kreu i qeverisë është duke kërkuar mandatin e tretë, duke argumentuar se i duhet më tepër kohë për të vazhduar rrugën e reformave dhe ndryshimeve që kanë nisur para 7 vitesh dhe, sipas tij, nuk duhen ndërprerë në këtë pikë.
Rama është shprehur po ashtu, se me vendimin që marrin për 25 Prillin shqiptarët duhet të kenë parasysh se PS do të fitonte mandatin e tretë ndërsa Basha, Berisha, Meta dhe Kryemadhi do fitonin mandatin e pestë në këto vite.