Rama bisedë telefonike me shefin e NATO-s
20 maj 2022
| 22:43
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.
Stoltenberg ka shkruar në “Twitter” se komunikoi me Ramën për ndihëm që Shqipëria dhe NATO i kanë dhënë Ukrainës.
Ndërkohë në fokus të bisedës ka qenë edhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Euroatlantike.
“Telefonatë pozitive me kryeministrin Edi Rama i Shqipërisë për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit rus. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin Aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura”, ka shkruar Stolenberg.