Rama: Brenda dy vitesh do të përdorim inteligjencën artificiale
Në takimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ish-kryeministrit briatik, Tony Bleir, biseda fokusin e kishte te revolucioni i teknologjisë në transformimin e shteteve.
Kjo u bisedua në samitin botëror të qeverisjes, në Dubai, raporton Tvklan.al.
Aty Rama tha se Shqipëria brenda dy vitesh do të implementojë në sistemet e saj në inteligjencën artificiale.
“Ne po punojmë me 2 nga burimet më të mëdha për dijet, Microsoft dhe Orakullin me të cilët po përpiqemi të marrim më të mirën e tyre. Jemi përballur me një sulm masiv nga Irani dhe duke qenë një objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike ne e dimë rëndësinë e të dhënave të sigurta. Nga ana tjetër, Chat GPT ka në krye një zonjë shqiptare. E pyeta se si mund të na ndihmoj për të hyrë më shpejt në BE dhe testet tona po na tregojnë që AI implementohet për 2 vite, duke na çuar para në kohë.”
Kreu i qeverisë shqiptare tha se teknologjia e ka nxjerrë Shqipërinë nga terri i diktaturës, duke bërë kështu që vendi të renditet me rezultate të spikatura për qeverisjen digjitale.
“Kur do ndërtosh shtet modern të duhet të ngresh sisteme që mundësojnë shërbimin drejtpërdrejt me qytetarin. Ndryshuam kryekëput mënyrën se si merremi me shërbimet pa letra, për çdo dokument, certifikatë, licencë. Kemi shmangur radhët dhe ndërveprimi kryhet nga qytetari me pajisjen”.
Rama fjalën e tij e mbylli duke i ftuar të pranishmit që të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër lehtësitë që nga teknologjia ofron në marrjen e shërbimeve.
“Ju ftoj të gjithëve të vizitoni diellin në plazhet tona, malet e jashtëzakonshme, mikpritjen shqiptare. Ejani në Shqipëri dhe në atë mjedis do keni mendim dhe ide më të mira se si teknologjia mund të përplotësojë bekimin e një vendi që është mallkuar nga historia”.
Mes tjerash, kryeministri shqiptar bëri të ditur se Shqipëria do të ketë një hapsirë të sigurt dedikuar të dhënave të shqiptarëve të krijuar nga Orakulli.