Rama: Brenda majit gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar

28 mars 2021 | 11:38

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte në sheshin Skënderbej për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit, ku ka shprehur bindjen që brenda muajit maj në vend do të kemi gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar kundër COVID.

Ai u shpreh se do ecet shumë shpejt me këtë proces për shkak se janë siguruar një sasi e madhe e vaksinash duke theksuar se ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar.

“Na mësoi eksperienca që ka gjëra të paparashikuara. Por besoj që brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt. Kemi siguruar sasi të konsideruershme. Vazhdojmë punën. Besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhet zinxhirit të infektimeve. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jenë vaksinuar e gjithë popullata. Por Ogerta s’më lë, por unë mendoj se do të vaksinohen më parë”, ka thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi në një intervistë për mediumin…