Rama: Çdo dëm i shkaktuar nga përmbytjet do të kompensohet

15 janar 2021 | 13:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë me gazetarët ka treguar situatën e përmbytjeve në vend.

Ai ka thënë se dëmet janë shumë të vogla krahasuar me sasinë e reshjeve që kanë rëndë.

Kur është pyetur se si di të procedohet më dëmet dhe a do të ketë kompensime, pasi ka pasur ankesa nga qytetarë që nuk u është dhënë asnjë ndihmë, si për vete ashtu dhe për bagëtitë e bllokuara nga uji.

Rama është shprehur se në të gjitha zonat e përmbytura Ministria e Bujqësisë ka dërguar ushqim për bagëtitë, për një periudhë 10 ditore, ku ndihmat i janë dorëzuar çdo fermeri.

Më tutje, ai ka shtuar se “në zonën e Obotit, ku ka pasur problematikë, për transportin për bagëtitë, është garantuar ushqimi nga ministria e Bujqësisë dhe i është kaluar menjëherë fermerëve për të ushqyer bagëtitë për 10 ditë. Pjesa më e madhe e tokave të përmbytura këtë herë janë jo produktive. Nuk ka dëme të konsiderueshme, por çdo dëm që ligjërisht duhet kompensuar, do i bëjmë. Kemi kompensuar dhe dëmet e 2010-ës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gareth Bale do të rikthehet në Real Madrid në fund…