Rama: Dekada e Re i takon të rinjve të Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rafet Rama, në një takim me qytetarët e Fushë Kosovës, ka thënë se me Qeverisjen e kësaj partie do të fuqizohet ndërmarrësia përmes projekteve inovative.
Ai ka thënë se me fuqizimin e ndërmarrësisë do të krijohen vende të reja pune.
“Kisha kënaqësinë që me disa qytetarë të Fushë Kosovës, të bisedojmë në pika të përgjithshme lidhur me platformën politike të PDK-së, për qeverisjen e ardhshme në krye me Kryeministrin Kadri Veseli. Dekada e Re i takon qytetarëve të Kosovës, veçanërisht të rinjve. Prandaj, në qeverisjen e re të PDK-së, ne do ta fuqizojmë ndërmarrësinë përmes projekteve inovative, për të krijuar vende të reja pune për të rinjtë në sektorin privat si dhe do ta plotësojmë legjislacionin përkatës të punës përmes mekanizmave institucional për fuqizimin dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/