Rama dekoron efektiven Ina Nuku
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dekoruar sot me medalje efektiven Ina Nuku, e cila u plagos gjatë një proteste të zhvilluar nga banorët e Astrit, për të shmangur shembjen e banesave.
Nga sulmi me kapsolle, Ina Nuku rreziko jetën dhe mbeti e lënduar në dorë, ku humbi edhe gishtat.
Pas kurimit në Turqi, efektivja është rikthyer në krye të detyrës dhe kryeministri vendosi që ta dekorojë me “Yllin e mirënjohjes publike”.
“Më vjen mirë që këtu ndodhet edhe simboli i rezistencës suaj”, ka deklaruar Rama gjatë një takimi me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe efektiven Ina Nuku.
“Ina ra prej e një goditje qorre, me lëndë plasëse që mund t’i kishte marrë edhe jetën. Fatmirësisht ajo reagoi për të shmangur rrezikun për jetën, por jo atë të shpëtimit të duarve. Ajo iu gjend përballë, jo krimit të rrugës por politikës së rrugës. Ndaj i jam mirënjohjes që t’i jap medaljen ‘Ylli i mirënjohjes publike të kryeministrit’”, ka thënë Rama.