Rama del pak në ara: Përmirësime të mëdha në prodhimin e grurit në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka pasur përmirësime të mëdha në prodhimin e grurit në kryeqytet.
Sipas tij, këtë vit ka pasur rritje të mëdha në prodhimin e grurit, sipas tij, 60 për qind më shumë sasi se në vitin e kaluar.
“Falë angazhimit të bujqve tanë dhe punës së tyre të palodhshme, një shembull i këtij suksesi është bujku Arben Pestisha, i cili sivjet do të na sjellë 40 000 kilogramë grurë. Deri në fund të sezonit të korrje-shirjeve, pritet të kemi 50 000 ton grurë. Për të përkrahur bujqit tanë dhe për të vazhduar këtë trend pozitiv, këtë vit për herë të parë do të ndajmë makina për mbjellje të grurit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Vlen të theksohet se ditëve të fundit pushtetarët janë kritikuar shumë për deklaratat në lidhje me “bukën e motmotit”.