Rama: Deri në vitin tjetër do të punësohen 300 mjekë të rinj
30 prill 2018
| 10:17
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se deri në vitin tjetër do të punësohen 300 mjekë të rinj.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë të ditur se deri më tani 37 mjekë të rinj specialistë kanë zgjedhur të punojnë në spitalet rajonale të vendit.
“Punësimi i 300 mjekëve të rinj deri vitin tjetër në mbarë vendin, do të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit e cilësisë së shërbimeve të specializuara që ofrohen për qytetarët në të gjitha spitalet tona”, ka shkruar kryeministri Rama.
/Epoka e re/