![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/rama-4.jpg)
Rama dhe Abazoviqi takohen me Zelenskyn në Kiev (video)
15 qershor 2022
| 16:50
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, janë duke qëndruar në Ukrainë.
Ata para pak minutash janë takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e takimit.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, ka shkruar Zelensky krahas pamjeve.
Më herët gjatë ditës, Rama e Abazoviq kanë vizituar edhe zonat e shkatërruara nga lufta në kryeqytetin ukrainas.