Rama dhe Gashi nënshkruajnë marrëveshje për ngrohjen diellore “Solar4Kosovo”

26 shtator 2023 | 18:26

Sot u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit në mes të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama dhe kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, për realizimin e projektit të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje në mes palëve nënshkruese është sigurimi i lokacionit për projektin e Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”, në fshatin Shkabaj (Hadë e Re), e cila sipas ekspertëve të fushës eshtë përcaktuar si vend ideal për realizimin e këtij projekti.

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Bashkëpunim Ndërkomunal, këto marrëveshje do t’u dërgohen për shqyrtim dhe miratim, Kuvendeve Komunale te Komunave respektive.

Me këtë rast, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama tha se realizimi i këtij projekti strategjik është i një rëndesie të veçantë për qytetarët e kryeqytetit dhe për Komunën e Obiliqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet…