Rama dhe Kurti tregojnë qëndrimet e ndryshme për “Ballkanin e Hapur”

26 nëntor 2021 | 14:38

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur se ka qëndrime të kundërta me homologu i tij nga Kosova, Albin Kurtin, për nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.

Ai ka thënë se dy opinione të ndryshme nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Mendimi i Shqipërisë, i kësaj qeverie, mendimi im lidhur me Kosovën e Serbinë nuk është as sekret, as i panjohur, është i njëjti mendim që e kam shprehur qysh në krye të herës. Në këtë pikë, nuk ka asnjë dilemë. Sa i përket Open Balkan, kemi sigurisht dy qasje, qëndrime, opinione të ndryshme. Këto opinione të ndryshme në raport me Open Balkan nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh dhe nëse do më lejoni t’i referohem shqiponjës me dy koka, është një trup i vetëm ku njëra kokë sheh nga njëra anë dhe koka tjetër nga ana tjetër. Shqiponja është e informuar vizualisht në 360 gradë prandaj mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka të kapet në befasi nga një anë e tjetra, asnjë shqetësim për këtë dhe mendoj se është vlerë e shtuar në këtë periudhë të historisë sonë që jemi shqiponjë me dy koka”, ka thënë Rama.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qëndrimet e ndryshme për një çështje të caktuar nuk e pengon thellimin e bashkëpunim në mes të dy vendeve. “Edhe takimi që kemi pasur së bashku në Prishtinë me ekipin Rama dhe mbledhja e sotme e dëshmoi që është e mundur të dakordohen edhe pa menduar e pa e përmendur fqinjën, andaj mendoj se duhet të kemi vlerësim dhe për këtë aspekt meqë jemi shtete të pavarura, që e kanë synim BE dhe nuk kanë nevojë që sa herë bashkëveprojnë, doemos ta mendojnë, ta përmendin dhe endin fqinjin. Ajo çka bëmë sot është liberalizimi i kufirit për qytetarët dhe bashkëpunimi i zyrtarëve për institucionet. Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po revitializohet për qytetarët.  Ky bashkëpunim është përgjegjësi dhe detyrë e jona duke qenë se dhe interesi dhe mirëqenia e qytetarëve e kërkon një gjë të tillë. Bashkëpunimi ynë do të zvogëlojë deficitet”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, vizitën e parë…