Rama dhe Meta bëjnë homazhe për Ditën e Dëshmorëve
05 maj 2019
| 11:53
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e “5 Majit”, ditës së Dëshmorëve, ka dhënë një mesazh, duke thënë se klasa politike duhet të bashkëpunojë për të ardhmen e vendit.
“Është ditë reflektimi për të vendosur në radhë të parë interesat e vendit përmes dialogut dhe bashkëpunimit në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe të kujtohen siç duhen të gjithë ata që kanë kryer sakrifica sublime për të ardhmen e Shqipërisë”, ka thënë Meta.