Rama dhe Rutte propozojnë “komunitet të ri politik evropian”

06 korrik 2022 | 08:43

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Holandë për një vizitë zyrtare. Ai në “Facebook” ka publikuar pamje nga takimi me homologun e tij holandez Mark Rutte.

Kryeministri shqiptar bëri me dije se Shqipëria bashkë me Holandën po përgatitin një propozim se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale evropiane ideja e Macronit për komunitetin e ri politik evropian.

Rama theksoi se do ta vijojë bashkëpunimin me kryeministrin Rutte për të nxitur një debat konstruktiv dhe produktiv për Evropën.

Ja çfarë foli Rama:

Vizita në Hagë ka pasur një lajm të jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë.

Shqipëria bashkë me Holandën do të përgatisin një propozim të tyren për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale evropiane, ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Evropian.

Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re evropiane, pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ndërsa ideja e propozimit shqiptaro-holandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Evropian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkërisht, si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE-së, tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik evropian.

Ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare dhe më gjerë si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për shqiptarët.

Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Evropën e të gjithë evropianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i ka…