Rama dhe Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojnë në Shkup
28 korrik 2021
| 11:44
Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të takohet në Shkup me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Takimi vjen nën suaza të iniciativës për bashkëpunimi të njohur si “Mini Schengen”.
Liderët pritet të marrin pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal të organizuar nga Odat Ekonomike të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.