Rama dhe Xhaçka në Nju Jork, marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të OKB-së

19 shtator 2022 | 11:30

Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbërritur në Nju Jork, SHBA.

Ajo do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministrja Xhaçka do të mbajë disa takime dypalëshe me homologët nga, Japonia, India, Finlanda etj., si dhe do të marrë pjesë në disa evente të nivelit të lartë.

Bëhet fjalë për evente si: Takimi i Komisionit të Partneritetit Karta e Adriatikut – SHBA, Takimi Ministror i Grupit Feminist për Politikë të Jashtme, si dhe Simpoziumi Gratë, Paqja dhe Lidershipi: Arritja e Paqes dhe Sigurisë së Qëndrueshme përmes Lidershipit të Përgjegjshëm ndaj Gjinisë./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Mbretëreshës Elizabeth, për arsye…