Rama dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
28 shkurt 2024
| 10:45
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë nënshkruar një marrëveshje në ambientet e kryeministrisë shqiptare.
Marrëveshja e bashkëpunimit parasheh forcimin dhe promovimin e miqësisë Shqipëri-Ukrainë.
Pas takimit, Rama-Zelensky, pritet të vijojë agjenda ditore e paraparë për Samitin e Ukrainës.
Ky samit po mbahet mes udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në synimin për riafirmimin e angazhimit të përbashkët të shteteve të Evropës Juglindore për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.