Rama dhe Zelensky nisin samitin për Ukrainën në Tiranë
28 shkurt 2024
| 12:05
Në Tiranë të Shqipërisë ka nisur samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”, ku liderët do të diskutojnë për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen e Kievit në luftën e tij kundër pushtimit rus.
Samiti po mbahet me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe në të po merr pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Në samit po marrin pjesë edhe udhëheqës të Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që po merr pjesë në samit, ka thënë se në të do të flasë për hapat konkretë që po ndërmerrë shteti për të mbështetur Ukrainën. /REL