Rama: Dialog, jo zgjedhje të parakohshme
21 shkurt 2019
| 20:15
Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet më të fundit në kampin opozitar dhe dorëzimin e mandateve nga deputetët e opozitës.
Ai ka thënë se ky është një akt i paprecedentë dhe që opozita po jep një goditje që mund të rezultojë fatale për hapjen e negociatave në qershor.
Rama ka theksuar se opozita ka frikë nga drejtësia e re dhe e ka të sigurt që do të humbë zgjedhjet lokale.
Rama ka thënë se është i gatshëm për dialog, por mandati qeverisës nuk ndërpritet dhe se nuk ka zgjedhje të parakohshme paralamentare, transmeton “Top Channel”.