Rama: Dje ishte një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën
13 tetor 2022
| 10:53
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në “Facebook” një FotoAlbum të ditës së djeshme në Strasburg, ku mbajti fjalim në Këshillin e Europës për Shqipërinë dhe Kosovën.
Rama ka mbajtur një fjalim të zjarrtë kundër raportit të Dick Martyt për UÇK-në.
Ai ka theksuar se ky raport është një fantazi e pastër e fabrikuar në Kremlin dhe i sjell në Këshillin e Evropës.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një dite krejt të veçantë, për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët, dje në Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.