Rama: Do bëjmë gjithçka për reformën zgjedhore
03 prill 2019
| 12:59
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se opozita sot nuk pranon faktin që është në opozitë.
Ai ka theksuar se Partia Socialiste (PS) do të bëjë të mundur votën e emigrantëve shqiptarë, shkruan “TopChannel”.
“PS-ja do të bëjë të mundur votën e emigrantëve. Do të fusim edhe teknologjinë ‘offline’. Për reformën zgjedhore ne po bëjmë gjithçka, sipas rekomandimit të OSBE-ODIHR. Ne jemi gati të ashpërsojmë ligjin për të dënuar shit-blerjen e votës. Reforma Zgjedhore nuk vlen në këto zgjedhje. Ne do ta kalojmë këtu reformën zgjedhore pasi është kusht për negociatat. Nëse do ketë zgjedhje të parakohshme këtë nuk mund ta përcaktojë shantazhi”, ka thënë Rama.