Rama: Do të kemi një përqindje më të madhe të grave në menaxhim të komunës
24 shtator 2021
| 16:30
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar të premten forumin e grave të degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë.
Ai ka thënë se me fuqizimin e gruas, fuqizohet e gjithë shoqëria.
“U ndjeva edhe më mirë që si pjesë e ekipit tonë kemi shumë gra të fuqishme. Gjatë këtij takimi, ato kërkuan që trashëgimia të jetë e barabartë si për djemtë ashtu dhe për vajzat, gjithashtu të jenë të barabarta në punësime dhe të ketë inspektime nëpër shkolla dhe rritje të standardit. Në bazë të ligjit, por edhe të qeverisjes tonë, pas 17 tetorit do të kemi një përqindje më të madhe të grave në menaxhim të komunës së Prishtinës”, ka thënë Rama.