Rama: Do të këtë rritje të pagave në arsim, shëndetësi dhe ushtri
25 shtator 2018
| 11:03
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se buxheti i vitit 2019 parasheh rritje të pagave në arsim, shëndetësi dhe ushtri.
“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019. Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/