Rama: Do të marrin fund punësimet politike

29 tetor 2021 | 14:03

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimin që mbajti sot me kryebashkiakët ka folur rreth analizës së performancës së sektorit ujësjellës-kanalizimeve.

Rama ka thënë se numri i punonjësve në institucionin e ujësjellësit është sa një armatë e ndonjë shteti dhjetë herë më të madh se Shqipëria, ndërkohë që shtoi se ka punonjës që nuk kanë lidhje me profilin e madje marrin pagën e tyre pa qenë prezentë në vend.

Ai ka thënë se për këtë arsye, tashmë do të monitorohet edhe rekrutimi i punonjësve që do të punojnë në këtë institucion.

Kreu i qeverisë ka theksuar se nga java e ardhshme do të zhvillohen takime me ministren dhe kryetarët e bashkive të çdo qarku për ‘të vënë në jetë’ planin e ri të ndryshimit.

“Javën e ardhshme ministrja do të jetë qark për qark me të gjithë kryetarët dhe do vë përpara planin si do të ndryshojmë. Një pjesë do të jenë sinergjitë e reja. Nuk mundemi të vazhdojmë kështu. Një pikë tjetër do të jetë nxjerrja komplet nga duart e politikës e punësimeve në ujësjellës, për këtë do të kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë që të jenë monitor të rekrutimit të burimeve njerëzore, sepse kanë investuar dhe investojnë energji, kohë dhe para. Ato para i paguajmë ne, por janë kredi me interesa shumë të ulëta, e bëjnë që të kenë sukses bashkë me ne. Të tria palët duhet të jemi aleatë për një ndryshim radikal në këtë drejtim. Dhe ndryshimi duhet të fillojë nga vetja juaj! Duhet të nisë një kapitull i ri”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi është rikthyer këtë javë në…