Rama: Draft-statuti që e pranuan Kosova e Serbia është i BE-së, do të shkoj në Prishtinë për të ofruar mbështetje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të vjen në Prishtinë për të treguar mbështetjen e tij për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.
Ai ka thënë se është krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Rama ka potencuar se draft-statuti i pranuar për Asociacionin është ai i BE-së.
“Nuk do të mund të isha më për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë e të vazhdueshëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i Asociacionit i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është një draft i BE-së”, ka shkruar Rama në “X”.
Ai ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e kësaj marrëveshje.
“Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Rama.
I couldn't be prouder of Albania's firm and concrete contribution to the ongoing difficult process of normalizing relations between Kosovo🇽🇰& 🇷🇸Serbia. However, the ASMM draft statute accepted by Kosovo and Serbia as a suitable working document is an 🇪🇺EU draft.
🇦🇱Albania will…
— Edi Rama (@ediramaal) November 2, 2023