Rama, drejtimin e Presidencës së OSBE-së e nis nga Ukraina (Video)
20 janar 2020
| 11:19
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së e ka nisur nga Ukraina, ashtu siç kishte paralajmëruar.
Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, Edi Rama, do të zhvillojë sot takime në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministrin Honcharuk, ministrin e Jashtëm Prystaiko dhe kryetarin e Parlamentit,Dmytro Razumkov.
Pas takimeve do të ketë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.
Në Kiev, Rama do të takohet gjithashtu me stafin e SMM, koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe përfaqësuesin e tij special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral, raporton “TCh”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/514512755860057/