Rama drejton mbledhjen e Qeverisë me maskë mbrojtëse
10 mars 2020
| 16:22
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas akuzave të PD-së se nëpër spitale janë shpërndarë maska mbajtëse me afat të skaduar.
Duke vendosur vetë maskën në fytyrë, Rama ka thënë se të thuash që maskat janë të rrezikshme do të thotë të përhapësh panik.
“Të thuash që këto janë maska të rrezikshme thjesht e vetëm të duash të përhapësh panik apo të harrosh që sot nuk është koha për të luftuar me qeverinë por të luftojmë bashkë si shqiptarë dhe për shqiptarët kundër një armiku që e ka nxjerrë botën nga binarët kundër gatishmërisë së vet. Kjo e maskave është njësoj si e karantinës për të cilën sot bashkë me maskat u pretendua se ishte prova flagrante e kapjes mat të qeverisë. Shtëpia e ushtarakëve është gati”, ka thënë Rama. /Oranews/