Rama: E ëndërroj momentin kur nuk do të jem i detyruar ta ngre telefonin

24 dhjetor 2020 | 22:37

“Unë nuk besoj se në politikë ka miq. La vetëm bashkudhëtarë të mirë, ose të këqij.” Kështu është shprehur Kryeministri Rama duke cituar një shprehje të François Miterrand, lidhur me momentin e largimit nga pushteti.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevizu, lidhur me momentin kur telefoni i tij mund të mos bjerë më, Rama tha, se ai e ëndërron atë moment.

Fevziu: Ja kam bërë këtë pyetje dhe Nanos dhe Berishës, njerëzve më me ndikim, të cilët kanë patur karriera, taborë me njerëz që ju vijnë rrotull me enturazh dhe befas në një moment duket sikur kjo pritet me thikë. Si e mendoni këtë moment ikjeje. Sarkozi në kujtimet e tij e nisi pikërisht me momentin kur shkon për t’u shkëmbyer me Shirakun dhe thotë:  Ishte i rrënuar.

Rama: Këtu kanë të bëjnë pritshmëritë, nëse ndërton një pritshmëri të ndryshme atëherë zhgënjehesh. Nuk kam asnjë pritshmëri, sepse unë besoj që në politikë nuk ka miq, ka vetëm bashkudhëtarë të mirë, ose të këqij. E ka thënë dikush tjetër më i zoti se unë dhe më në vendin e duhur se sa unë për ta thënë, François Miterrand. Unë mendoj që në momentin që mbaron kjo pjesë, pjesa tjetër shpresoj unë duhet të jetë një pjesë, kur ti nuk kërkon më të njëjtën gjë.

Fevziu: E mendon që një ditë telefoni yt mund të mos bjerë më?

Rama: Nuk e mendoj, e ëndërroj momentin kur telefoni im nuk do jetë i përmbytur dhe kur unë nuk do jem i detyruar ta ngre telefonin çdo herë. /Opinion.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, nuk po…