
Rama e Ismaili shpërndajnë dhurata për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë
24 dhjetor 2018
| 17:11
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë vizituar të hënën fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së në Prishtinë, ku janë pritur nga drejtoresha e kësaj klinike, Drita Telaku-Qosaj, dhe stafi mjekësor i kësaj klinike.
Gjatë kësaj vizite Rama dhe Ismaili u kanë dhuruar fëmijëve të shtrirë në këtë klinikë, dhurata me rastin e festave të fundvitit.
Rama dhe Ismaili, duke uruar festat e fundvitit, të gjithë fëmijëve u kanë dëshiruar shërim sa më të shpejtë, dhe gjithashtu festat e fundvitit, t’i gëzojnë së bashku me familjarët e tyre.
Ky aktivitet i FSK-së, është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.