Rama e kancelari austriak bisedojnë për terrorizimin dhe integrimin e Shqipërisë në BE
16 nëntor 2020
| 12:22
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një video-konferencë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.
Në video-konferencë është thënë se është biseduar mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë e Covid-19 dhe mbështetjen e Austrisë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.
“Sapo pata një video-konferencë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Zyrës së OSBE, Edi Rama mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë Covid-19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE”.
“Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen atij”, ka shkruar Kurzi në llogarinë e vet në “Twitter”.