Rama e Nagavci diskutojnë për ndërtimin e disa shkollave dhe çerdheve të reja
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur të premten në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me të cilën ka diskutuar gjendjen e arsim në kryeqytet.
Rama ka bërë me dije se janë në proces të ndarjes së lokacioneve për ndërtimin e disa shkollave dhe çerdheve të reja, për ndërtimin e të cilave Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shprehur gatishmërinë për të bashkëinvestuar.
“Unë besoj fuqishëm se arsimi cilësor dhe ofrimi i infrastrukturës për shfrytëzimin maksimal të potencialeve të të rinjve tanë ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Prishtinës në përgjithësi, andaj jemi më se të gatshëm për çdo lloj forme bashkëpunimi në këtë drejtim. Falënderoj ministren Arbërie Nagavci për gatishmërinë dhe frymën bashkëpunuese”, ka thënë pas takimit kryetari Rama.