Rama: E pamundura u bë e mundur fal heronjve të Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria janë dy realitete formalisht të ndara administrative, por sipas tij jetojnë në një ndërveprim të natyrshëm ekonomik dhe në një bashkëveprim politik e institucional të vazhdueshëm, në funksion të përafrimit të pandalshëm të programit kombëtar të së ardhmes.
Ai në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se një shekull më parë Kosova realizojë një aspiratë të madhe historike duke u vendosur si shteti më i ri në hartën e globit.
“Besoj se jeni tërë në një mendje me mua se kremtimi i pavarësisë së Kosovës ishte më shumë një outopi se sa një objektiv i arritshëm në harkun e gjallesës sonë, lere pastaj adresimi i kryeministrit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës për 10- vjetorin e pavarësisë që nuk do të ishte i mundur as nëpërmjet fantazisë, por e gjitha kjo ka ndodhur. Dhe kur rënia e idealeve politike dukeshin si fat i pashmangshëm, angazhimi i pa epur i njerëzve të zakonshëm të këtij populli, heronjve të dal nga gjiri i këtij populli e ka bërë të mundur të pamundurën“, ka thënë Rama.