Rama e pret Kurtin me ceremoni shtetërore
11 shkurt 2020
| 10:16
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me ceremoni shtetërore në Tiranë.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Kurtit jashtë shtetit prej që e mori detyrën javën e kaluar.
Në agjendën e Kurtit janë edhe takimi me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, takimi me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe me kryetarin e Partisë opozitare Demokratike, Lulzim Basha.