Rama e Vuçiq në momente relaksi buzë lumit Sava
02 shtator 2022
| 21:51
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, sonte kanë shijuar momenti relaksi buzë lumit Sava në Beograd.
Vuçiq e ka publikuar këtë fotografi me Ramën duke u relaksuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se po ndihet krenar për miqësinë që e kanë krijuar me Shqipërinë gjatë viteve të fundit.
“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, ka shkruar Vuçiq.