
Rama e Zaevi në Pogradec, mbledhja e përbashkët e dy qeverive
15 dhjetor 2017
| 16:31
Delegacioni i ministrave maqedonas me në krye kryeministrin, Zoran Zaev, është pritur në Pogradec me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Dy kabinetet qeveritare pritet të mbajnë mbledhje në “Hymeti Palace”.
Midis çështjeve që do të diskutohen, do të jetë ndërtimi i korridorit tetë, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, çka do të rriste shkëmbimet tregtare. Tema të tjera janë siguria dhe përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve.