![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/rr-1.jpg)
Rama: Edhe mbret të të gjithë trojeve shqiptare ta bësh, Ilir Meta nuk ngopet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në parlament për vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Rama ka thënë se me vendimin e tij Meta i ka kaluar të gjitha kompetencat e tij, ndërsa nuk munguan as akuzat ndaj tij.
“Ky Kuvend sot duhet t’u drejtohej me një rezolutë të gjithë atyre shteteve për hapjen e negociatave. Por ky Kuvend sot është i detyruar të merret me një akt brutal të papërgjegjshëm brutal të Ilir Metës. E pyes veten… Çfarë kërkon Meta më shumë nga Shqipëria? I cili pa mbushur 50 vjeç e ka bërë si askënd si askush në tjetër në histori. Kujt më shumë se Metës i janë falur hiletë e skandalet. Kujt përpara Metës i takon të pyesë vetes se çfarë mund të bëjë që t’ia lajë Shqipërisë lumin me borxhe që u ka. Janë pyetje retorike. Historia e shtetit shqiptar s’gjen një politikan me të cilin të jetë treguar kaq zemërgjerë. Iliri është mësuar keq. Ta tundojë zotin e tij, ta shqelmoje të mirën. Metës asnjëherë si mjafton vendi ku ndodhet maja ku ngjitet. Jo president por mbret jo vetëm të Shqipërisë por dhe gjithë trojeve shqiptare, Meta prapë s’do ndihej mirë”, ka thënë Rama.
Ai ka shtuar se presidenti Meta duke kapërcyer mbi Kushtetutën, anuloi zgjedhjet.