Rama, Edita Tahirit: Po ti xhan pse u bashkove me ca qyqarë kundër Gentit?
10 janar 2019
| 16:56
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratës se ish-ministres së Dialogut, Edita Tahiri, e cila e ka përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për modekretimin e Gent Cakaj në postin e ministrit të jashtëm.
Rama i ka thënë Tahirit është bashkuar me “qyqarë” në kundërshtimin e emërimit të Cakajt.
“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM (Ilir Meta)! Ah çfarë llumi mllefi e terri që ‘vizionarët’ e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta ‘vizionarë’ emrin njeri! Po ti xhan?”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/