Rama emëron Lleshin zëvendësministër të Brendshëm
05 nëntor 2018
| 13:16
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” pas mbledhjes së grupit parlamentar, ka pohuar se Sandër Lleshi do të jetë zëvendësministër i Brendshëm.
“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendësministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10:00”, ka shkruar Rama.