Rama erdhi në Prishtinë por nuk u prit nga Kurti, Gërvalla flet për mostakimin e homologëve

11 qershor 2024 | 16:07

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën ka marrë pjesë në disa aktivitetet për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, megjithatë, Rama nuk është pritur në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Rama është mirëpritur vetëm nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjithashtu ai realizoi takim dhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

E, një mostakim i realizuar në mes të dy homologëve është komentuar shumë, derisa edhe janë ngritur disa pikëpyetje mbi raportet që kanë kryeministrat e dy shteteve shqiptare.

Me gjithë kritikat që u bënë, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se raportet në mes të dy vendeve janë shumë të mira.

“Ndërsa sa i përket vizitës së kryeministrit Rama në Kosovë, ne gjithnjë jemi të lumtur kur përfaqësues të lartë nga Shqipëria vijnë në Kosovë. Unë besoj që edhe presidenti Begaj do të na bashkëngjitet në festimet që do të kemi me rastin e 25-vjetorin e çlirimit. Për mua është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë kaq përmbajtjesore dhe kaq të forta sa që janë në këtë moment, kjo është ajo kryesorja”, ka thënë Gërvalla gjatë intervistës të dhënë në emisionin “Përballje”.

Më tutje, ajo ka thënë se është qytetari ai që bën më së miri dallimin në mes të takimeve individuale dhe marrëdhënieve shumë të forta mes dy shteteve.

Gërvalla po ashtu është shprehur se Republika e Kosovës nuk bënë asnjëherë të iu imponojë mysafirëve se çfarë takimesh do të zhvillojnë.

Ministrja Gërvalla ka ritheksuar se raport në mes të Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të fuqishme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se…