Rama: Evropa hoqi njollën nga flamuri me vendimin e PE-së për vizat
13 shtator 2018
| 15:01
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur vendimin pozitiv të Parlamentit Evropian (PE) për heqjen e vizave për Kosovën.
Në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, Rama ka thënë se PE-ja ka hequr nga vetja njollën me të cilën Evropa ka kaq vjet që cenon flamurin e vet.
“Shyqyr që Parlamenti Evropian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Evropa ka kaq vjet që cenon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën! Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”, ka shkruar Rama.
/Epoka e re/